Transmetuar më 08-11-2017, 15:30

Në shumë momente të jetës, të lumtur apo të trishtuar qofshim, mund të ndodhë që të kemi nevojë të lexojmë fjalë, që na japin një motivim të ri për të ecur përpara. Një aforizëm apo një citim nga një dijetar, mund të jetë iluminues për ditët tona dhe mund të na japë  forcën për të bërë diçka të dobishme dhe të rëndësishme. Horoskopi na sugjeron nga një aforizëm për çdo shenjë zodiakale.

Dashi

Aforizmi juaj vjen direkt nga Manuali i Luftëtarit të Dritës i Paulo Coelho dhe thotë kështu: “Një luftëtar i përgjegjshëm nuk është ai që merr përsipër gjithë peshën e botës. Por është ai që ka mësuar të përballet me sfidat e momentit”. Në rastin tuaj, sfidat e përditshme shërbejnë për t’iu bërë më të fortë dhe më energjik. Të pëlqen të mendosh që e ke fituar gjithçka që ke me forcat e tua. Megjithatë, ndonjëherë mund të pranoni edhe ndihmën e ndonjë miku.

Demi

Një nga cilësitë tuaja më të mëdha është padyshim durimi. Gjithmonë di të presësh momentin e duhur për të realizuar atë që dëshiron. Ndoshta juve do t’iu përshtatej një aforizëm që thotë: “Asnjë vepër e madhe nuk krijohet në një çast, madje as rrushi dhe as fiqtë. Nëse tani më thua “dua një fik” të përgjigjem: “Duhet kohë”. Në fillim të çelin lulet, pastaj të zhvillohen frytet dhe pastaj të piqen.” Raporti juaj i mirë me kohën mund të jetë shumë fitimprurës!

Binjakët

“Unë nuk kam ndonjë talent të veçantë, thjesht jam pafundësisht kurioz.” Ky citim i Albert Aishtain mund t’i përshtatet plotësisht jetës suaj. Kureshtja juaj e lindur është në të vërtetë motori që ju nxit të bëni diçka. Dhe ndoshta brenda këtij kurioziteti fshihet sekreti i rinisë suaj të përjetshme, i aftësisë suaj për ta shikuar botën si një fëmijë, që habitet nga mrekullitë e vazhdueshme që ndodhin çdo ditë, pa e vënë re të tjerët.

Gaforrja

Mësimi që jepet në këto fjalë të Konfucit duket që është shumë i çmuar për ju: “Për ta vënë botën në rregull, ne duhet ta vendosim kombin në rregull. Për të vënë kombin në rregull, ne duhet ta vendosim familjen në rregull. Për ta vendosur familjen në rregull, ne duhet të vëmë jetën tonë personale. Për të vënë jetën tonë personale, ne duhet së pari të vëmë zemrat tona në vend”. Mund të rilexosh këtë sa herë ndihesh në vështirësi dhe nuk di si të veprosh.

Luani

Për ju mund të jenë të përshtatshme fjalët e Mark Twain: “Ne mund të arrijmë të kemi miratimin e të tjerëve, nëse veprojmë mirë dhe bëjmë maksimumin për ta marrë atë; megjithatë mendimi ynë ka vlerë një mijë herë më shumë; thelbi është që mos kërkoni gjithmonë pëlqimin e të tjerëve: nuk keni nevojë. Ky citat me siguri mund t’ju ndihmojë të kuptoni sesa të vlefshëm jeni dhe sa e rëndësishme është të mos vareni nga të tjerët dhe mendimet e tyre, për veprimet tuaja.

Virgjëresha

Ju pëlqen të qeshni, të bëni shaka dhe shpesh kërkoni të gjeni sarkazëm edhe në aforizmat që lexoni. Oscar Wilde me siguri mund të kënaqë një person ironik dhe brilant si ju me këto fjalë: “Më pëlqen ta dëgjoj veten duke folur. Është një nga gjërat që më argëton më shumë. Shpesh mbaj biseda të gjata me veten dhe jam aq i zgjuar saqë nganjëherë nuk kuptoj as edhe një fjalë nga ato që them.” Dhe natyrisht për ju nuk ka shumë rëndësi që të tjerët të kuptojnë fjalët që thua.

Peshorja

Në fjalët e Khalil Gibranit, jepet një mësim që ju e shihni themelor dhe të domosdoshëm  për të jetuar në harmoni me botën që ju rrethon. Aforizmi është ky: “Qetësia dhe mirësia nuk janë simptomë e dëshpërimit dhe dobësisë, por shprehje e forcës dhe vendosmërisë”. Që nga fëmijëria e ke kuptuar fuqinë e një fjale ose të një veprimi të mirë. Me sjelljen tënde të mirë mund të arrini të bëni edhe të pamundurën të mundur. Ua mësoni edhe të tjerëve këtë gjë.

Akrepi

Me shenjën tuaj lidhet shpesh tema e vdekjes dhe për këtë arsye aforizmi i zgjedhur për ju thotë: “Vdekja është ndoshta shpikja më e madhe e jetës. Flakeni tutje të vjetrin për të krijuar vend për një të ri. Këto fjalë të Steve Jobs na kujtojnë  se për çdo fund ka një fillim të ri dhe se ky fund është absolutisht i nevojshëm nëse vërtet doni të filloni diçka të re. Ju nuk keni frikë të flisni për vdekjen dhe argëtoheni kur e përfshini atë në shumë fusha të jetës.

Shigjetari

Për ju që i doni udhëtimet mund të jetë i përshtatshëm një aforizëm i nxjerrë nga “Qytetet e padukshme” të Italo Calvinos. Fjalët janë këto: “Në një qytet nuk shijon shtatë apo shtatëdhjetë e shtatë mrekullitë, por merr përgjigje për një nga shumë pyetjet tuaja”. Kjo është arsyeja pse ju pëlqen të udhëtoni, të gjeni përgjigje të reja brenda jush, në botën tuaj të brendshme. Çdo qytet nxjerr një anë tënden, që as vet nuk e njihje, dhe në çdo qytet lë pak nga zemra jote.

Bricjapi

Një aforizëm i Epikurit me siguri mund të kënaqë urinë tuaj për mençuri: “Nuk mund të jetoni të lumtur, pa jetuar me mençuri dhe drejtësi, por nuk mund të jetoni as me mençuri dhe drejtësi pa qenë të lumtur.” Këto fjalë do t’iu ndezin. Sekreti për një jetë të lumtur mund të jetë, pra, shumë më e thjeshtë se ajo që ju keni imagjinuar gjithmonë.

Ujori

“Gjeniu dhe i çmenduri kanë diçka të përbashkët: ata të dy jetojnë në një botë të ndryshme nga ajo që ekziston për të tjerët”, shkruan shqip. Arthur Schopenhauer me këto fjalë duket se i referohet botës tuaj ideale, në botën ku strehoheni sa herë që mendoni se të tjerët nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë mendoni dhe çfarë ndjeni. Gjenialiteti juaj shpesh merret për çmenduri nga ata që jetojnë sipas rregullave që vijnë të diktuara nga shoqëria.

Peshqit

Një citim i Oshos thotë kështu: “Vetëm një për qind e njerëzve shkon pak më tej. Poetët, piktorët, muzikantët, kërcimtarët, këngëtarët kanë ndjeshmëri që u lejon atyre të perceptojnë diçka përtej trupit. Ata mund të perceptojnë bukuritë e mendjes, shqisat e zemrës, sepse ata jetojnë edhe në atë planet”. Mundësitë që ju të bëni pjesë në këtë një përqindësh janë shumë të larta. Ndjeshmëria është një dhuratë që e ke që nga fëmijëria e hershme. Shfrytëzoje.