Një tjetër familje shqiptare me banim në Itali është bërë protagoniste e një krimi të rëndë në familje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Udine të Italisë ku një shqiptar ka therur me thikë gruan e tij dhe më pas ka telefonuar policinë.
"Hajdeni sepse kam vrarë gruan", kanë qenë fjalët e shqiptarit të thëna për uniformat blu, raportojnë mediat italiane.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë pasi e gjithë skena e krimit ka ndodhur në sy të fëmijës së çiftit i cili është vetëm 8 vjeç.
Krimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, ndërsa mësohet se 37 vjeçari shqiptar ka pritur në prani të gruas së vrarë dhe mbuluar nga gjaku dhe djalit të tij të mitur deri sa kanë mbërritur karabinierët.
Sipas raportimeve të para mes çiftit shqiptar flitet se kohët e fundit kishte pasur debate të shumta, çka mund ta kenë shtyrë burrin të ndërmarrë edhe këtë akt të rëndë për bashkëshorten e tij 30 vjeçe. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd