Transmetuar më 08-11-2017, 12:21

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Librazhdit, ku një adoleshent dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga ura.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qukës , ku viktima F.F., 18 vjeç është hedhur nga ura pas përfundimit të mësimit.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa 18 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Prindërit kanë rrëfyer se ditët e fundit djali i tyre ishte mbyllur në vetveteve por nuk i kishte treguar asgjë lidhur me ndonjë shqetësim të tijin.

Nëna i kishte pohuar edhe mësueses se djali prej disa ditësh nuk ndjehej mirë dhe i kishte kërkuar që ajo ta kishte kujdes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në  vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd