
Një tjetër aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Gramshit.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Gramsh- Moglicë, ku 24 vjeçari V.H., banues në fshatin Mashan, Njësia Administrative Kodovjat duke drejtuar mjetin motoçikletë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
I lënduari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, por më pas është nisur për ndihmë mjekësore më të specializuar në Tiranë për shkak të plagëve që ka marrë.
Nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar aksidentit, por paraprakisht dyshohet shpejtësia dhe lagështira në rrugë për shkak të kushteve të motit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





