Transmetuar më 06-11-2017, 23:41

Gjinia e fëmijës tek gratë shtatzëna është një ndër gjërat më të shumëpritura.

Nëse ende nuk e keni zbuluar gjininë e fëmijës tuaj, studimi i fundit ka treguar se ka një mënyrë shumë të thjeshtë për të konfirmuar shkencërisht se gjinia e fëmijës ka lidhje me tensionin e nënës gjatë shtatëzanisë.

E reja më mbresëlënëse e këtij studimi është fakti se gjinia e fëmijës mund të zbulohet 1 vit para ngjizjes.

Grupi studiues në Kanada ka dalë në përfundimin se tensioni i lartë i gjakut që prej një viti është tregues se fëmija që ju do të lindni është djalë.

Nëse tensioni i gjakut është i ulët, atëherë fëmija që ju do të lindni do të jetë vajzë. Dr. Ravi Retnakaran ka treguar se tensioni i gjakut është një faktor që ndikon në përcaktimin e gjinisë së fëmijës.

Nëse nëna ndjen se gjatë shtatëzanisë ka rënie të tensionit atëherë duhet të konsumojë ushqime të cilat e ruajnë tensionin e gjakut në nivele optimale, pasi pavarësisht faktit që tensioni është një tregues i gjinisë, ai mund të kthehet një problem për përballimin e shtatëzanisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd