Transmetuar më 06-11-2017, 19:20

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë.
Një grua ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike pasi ra nga kati i dytë i banesës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë paradites së ditës së djeshme.
M.Gj., 54-vjeçe, mësohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë.
NJOFTIMI I POLICISË
Në banesë, ka vdekur shtetasja M.Gj, vjeç 54, banuese në Tiranë, e cila aksidentalisht ishte rrëzuar nga kati i 2-të i banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





