
Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e një personi të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar për vrasje.
Kreshnik Nazëraj, autori i vrasjes në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë në janar të vitit 2014 është vënë në pranga pas tre vitesh arrati.
Ai është arrestuar në qytetin e Durrësit, në ambientet e një pallati, pasi gjykata e Vlorës e ka dënuar me 12 vjet burg për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 6 janar të 2014-ës, ku mbeti i vrarë Merdar Binjakaj, dhe u plagos Klodjan Binjakaj dhe Reshat Muskaj.
Sipas policisë së Vlorës, shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë mos shlyerja e një qiraje nga ana e viktimës dhe dy të plagosurve të tjerë, ndaj babait të autorit të krimit.
Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/