Transmetuar më 06-11-2017, 16:04

Një automjet e cila ishte në ecje e sipër në qytetin e Lushnjes është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45, në autostradën Lushnje-Tiranë, midis Rotondos së Savrës dhe Plugut, ku mjeti tip “Peugeot” me drejtues E.M., banues në Berat është djegur plotësisht.
Nga incidenti i ndodhur fatmirësisht nuk raportohet për njerëz të lënduar, përveçse dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale si pasojë e një defekti elektrik.
Shërbimet zjarrfikëse të cilat shkuan në vendin e ngjarjes bënë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit. /b.l/noa.al/