
Policia e Elbasanit jep detaje rreth aksidentit të ndodhur sot në Mirakë.
Të paktën gjashtë persona janë lënduar si pasojë e përlasjes së një autobusi me një makinë të vogël, në aksin Elibrazhd-Elbasan.
Një autobus, me targa AA 561 PU, drejtuar nga shtetasi S.P., 61 vjeç, banues në Librazhd është përplasur me mjetin tip "Volkswagen Passat", me targa AA 070 IS, që drejtohej nga një vajzë 20-vjeçare, me inicialet, A.K, nga Elbasani.
Përplasja ka qenë e fortë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 perona.
Shtetasit që udhëtonin me autobus, F.F., 52 vjeçe, V.A., 31 vjeçe, E.A., 11 vjeçe, J.M., 6 vjeç banues, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, të lënduar mbetën edhe dy personat e tjerë që ndodheshin në makinën e vogël.
Drejtuesja e mjetit, A.K, dhe pasagjeri shtetasi B.P., 21 vjeç banues në Elbasan janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjikal Elbasan, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





