
Vota e emigrantëve ishte në fokus të takimit që ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, pati një ditë më parë me shqiptarët, në Janinë.
Ka qenë vetë ministri Bushati që ka informuar për takimin, përmes një statusi në twitter.
“Në Janinë bashkë me Mirelën takuam shqiptarët që jetojnë atje. Ne ju detyrohemi shumë atyre për gjithçka që kanë bërë për Shqipërinë. Qeveria jonë ka marrë angazhim për të garantuar votën dhe leximin e ndershëm të saj në vendet ku jetojnë”, shkruan Bushati.
Në këtë taki, ai shoqërihej nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndërsa mori pjesë edhe konsulli shqiptar i Janinës.
Ky takim vjen pas një situate të tensionuar Shqipëri-Greqi, pasi ditën e djeshme pikat kufitare greke u bllokuan me justifikimin se nuk punonte sistemi TIMS. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





