Transmetuar më 05-11-2017, 11:30

Drejtori i Policisë së Shkodrës ka dhënë një deklaratë për mediat rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur një natë më parë, ku u tentua të vritej një i ri 23-vjeçar.

Sipas Gjovalin Lokës, ngjarja e rëndë ndodhi në Lagjen "Gurrile" rruga “Hoxha Tasim” në afërsi të ish Zooteknikës, në një lokal, ku është tentuar të vritet me armë zjarri shtetasi H.B. 23 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Për ngjarjen janë bërë përgjegjës dy autorë, të cilët u larguan me një motoçikletë.

Ata u arrestuan pak pas plagosjes së rëndë të të riut. Ndalimi i tyre u bë brenda një banese të braktisur në fshatin Golem.

Bëhet fjalë për shtetasit E.H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, i dënuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”, dhe D.H,  17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër.

Po ashtu, është shoqëruar edhe një tjetër person, Bekim Turishta, 21 vjeç, që akuzohet për moskallëzim krimi. 

“Bashkë me autorët është  bërë e mundur dhe gjetja e armës se krimit, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 Arma është një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motorçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes”, sqaron policia.

Sipas bluve të Shkodrës, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd