
Reagimi i plotë i biznesmenit Sota, për Tema:
Informoj opinionin publik dhe mediat lidhur me arestimin e djalit tim Orest Sota se: Në datën 1 nëntor 2017 kam dërguar djalin tim Orest Sota, të çojë pranë kompanisë K… Sh.A, një sasi eurosh në kesh, si garanci për një të tretën e shumës se një kontrate për 4000 ton hekur ndërrimi.
Ashtu siç kam deklaruar edhe pranë oficerit të policsë, bazuar në normat tregtare për mbajtjen e kontratës, kjo shumë do të shërbente si garanci e kthyeshme, mbasi të ishte kryer pagesa e plotë me bankë.
Njoftoj se kjo sasi valute buron nga të ardhurat e mia personale e kursimet në vite. Unë kam filluar aktivitetin tregtar në vitin 1992!
Objekti tregetar i shoqërisë është tregtimi i materialeve të ndërtimit, hekurit të ndërrimit, përpunimi i tij, si dhe përpunimi i skrapit dhe metaleve me ngjyra. Kërkoj ndjesë publikut dhe Policisë së Shtetit për mosrespektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, nga Oresti. Deklaroj nën përgjesëi penale dhe publike, se shuma e valutës është e imja, duke provuar përpara organit të akuzës.
Falenderoj Policinë e Shtetit dhe organin e akuzës për profesionalizmin e treguar. Respektoj gjithë spektrin politik dhe mediat për opinionet e tyre. Lutem të respektoni shqetësimin tonë dhe të lemë drejtësinë të na gjykojë
Me respekt, Lefter Sota.