Transmetuar më 04-11-2017, 22:54

Gjendet një person i vetëm në rrugë në Cërrik pranë një karburanti në në Lagjen 3.

Shërbimet  e  policisë  shkuan menjëherë  pranë karburantit që ndodhet në Lagjen "Nr.3" Cërrik dhe në afërsi të Kryqëzimit të Belshit konstatuan një shtetas i cili nuk fliste dhe nuk jepte  asnjë shpjegim.

Shtetasi ndodhet pranë ambienteve  të  Komisariatit të Policisë Cërrik.

Ai mban të veshur një xhup të zi të gjatë deri poshtë gjurit, një palë pantallona material kadife, në ngjyrë jeshile, një palë opinga të zeza,  një kapele jeshile  të errët dhe mban në dorë  një shkop.

Cilido që  ka informacion dhe e njeh këtë qytetar, të telefonojnë në numrin pa pagesë  129 ose në numrin  e  sallës operative 0694110219./a.k/noa.al/