Transmetuar më 04-11-2017, 17:03

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Korçë.
Një nënë e re ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës 20 pasi kishte sjellë fëmijën e saj në jetë.
Mësohet se e ndjera është një 20-vjeçare me inicialet G.P., banuese në lagjen 4 të qytetit.
E reja kishte lindur në një maternitet në Tiranë, ndërsa gjatë shtatzanisë kishte pasur probleme.
e reja ishte paraqitur gjatë ditës së sotme në spitalin e Korçës me tension të lartë ndërsa më pas ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i të 20-vjeçares ndodhet në morg ndërsa pritet që ekspertë mjeko-ligjorë nga Tirana pritet të shkojnë në Korçë për zbardhjen e plotë të rastit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





