Transmetuar më 04-11-2017, 12:17

Pas kapjes së biznesmenit në Elbasan me mbi 800 mijë euro në makinë dhe dy patenta në emër të ish- ministrit Saimir Tahiri ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili pyet pse heshti për ditë të tëra Ministria  Brendshme. Ai thotë se ngjarja u fsheh në mënyrë mafioze nga policia ndërsa akuzon Ministrinë e Brendshme se po mbron pushtetin e kryeministrit duke shkelur ligjin.

Banditizmi u shfaq sheshit me 863 mije euro të pista nëpër makina, shto patentat e ish-ministrit etj…. Ngjarja u fsheh në mënyrë të turpshme dhe mafioze për ditë të tëra nga policia. Ministria e Brendshme heshti. Është palë?!

Apo mbron pushtetin e kryeministrit dhe ish-ministrit është duke shkelur ligjin? Ka presion që të mos flasë? Do vazhdojë të bashkëjetoje me këtë polici të kapur kokë e këmbë nga krimi? Duke mos folur, a mos ndihmon të fshihen provat?”, shkruan Vasili.

Më tej ai thekson se përgjigja është e qartë dhe me veprimet e forta të këtyre pyetjeve ndan përfundimisht sipas tij se me kë është ministri dhe ministria e Brendshme “me shqiptarët kundër krimit dhe trafikantëve apo me kryeministrin që hesht përpara krimit dhe trafikantëve klientë të tij, si edhe u mbyll gojën të tjerëve për të mos folur për të”. /b.l/noa.al/