Transmetuar më 04-11-2017, 11:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në kryeqytet. Një makinë është përplasur me një motor në rrugën e Durrësit.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, duke bërë që të dyja mjetet të përfundonin në trotuar.

Automjeti “Benz” është përmbysur dhe ka përfunduar në hyrje të lokalit që gjendej aty pranë.

Aksidenti erdhi si pasojë e tentativës së automjetit për të shmangur mortorin në rrugë duke përfunduar të dyja në trotuar.

Nuk dihet ende nëse ka të lenduar.

Në vendin e ngjarjen kanë shkuar forca të shumta policore, që pritet të zbardhin rrethanat e këtij aksidenti. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd