Transmetuar më 04-11-2017, 10:31

I dënuari nga Grupi i Kumanovës, Mirsad Qerimi ka dhënë një mesazh për popullin shqiptar pas dënimit me 20 vite burg nga gjykata maqedonase.

Qerimi me anë të një mesazhi ka thënë se ata janë edhe më të fortë ndërsa ka bërë thirrje që shqiptarët ta duan njëri tjetrin, shkruan Indeksonline.

“Popull i dashur, thjesht jeni të mrekullueshëm. Ju dua për jetë! Faleminderit të gjithëve për përkrahjen tuaj.

Ne jemi ende më të fortë, sidomos atëherë kur jemi të bashkuar. Vazhdoni kështu ta doni njëri- tjetrin.

I popullit përherë, unë Mirsad Qerimi”, shkruan i dënuari shqiptar në një letër emocionuese. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd