Transmetuar më 04-11-2017, 09:55

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot me një tjetër denoncim të fortë, pas lajmit për kapjen e biznesmenin me 800 mijë euro në makinë dhe dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri.

Basha këmbëngul se 800 mijë euro të gjetura në makinën e biznesmenit të arrestuar në Elbasan janë të ish-ministrit Tahiri, ashtu si dy patentat për mjetet lundruese.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Basha shprehet se me urdhër të Çakos dhe Xhafës dhe me porosi të Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Tahirit.

“Burime të sigurta informojnë se: "E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.

Njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.

Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit”, shkruan Basha. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd