Transmetuar më 03-11-2017, 16:28

Mjekët janë përballur me një rast të rrallë në Kolegjin Mjekësor të Kolkatas në Indi kur janë hequr plot 639 gozhda nga stomaku i një pacienti 40 vjeçar me prapambetje mendore.

Pacienti u pranua në spital rreth një javë më parë me dhimbje akute të stomakut. Ai kishte ndaluar marrjen e ushqimit që nga mesi i tetorit.

"Endoskopia zbuloi praninë e objekteve metalike në stomak. Vetëm pas fillimit të operacionit gjetëm, që stomaku i tij ishte plot me gozhdë të madhësive të ndryshme.

Operacioni zgjati rreth një orë e gjysmë dhe gozhdët që peshonin më shumë se një kilogramë u hoqën nga stomaku duke përdorur magnet. Është rast i rrallë. Nuk mund të kujtoj asnjë shembull të një numri aq të madh të gozhdëve në stomakun e një personi", u shpreh mjeku.

Më tej mjeku shtoi se pacienti mund të vuajë nga çrregullimi i Pikës, një sëmundje mendore e karakterizuar nga oreksi i pacientit për sendet jo ushqimore. Tashmë pacienti ndodhet ende në ambientet e spitalit dhe do të mbahet nën vëzhgim për disa ditë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd