Transmetuar më 03-11-2017, 10:13

Data 2 e çdo muaji ka qenë festë në familjen Berisha me foto të reja të Tianit, me buzëqeshjen e tij të ëmbël dhe ndonjë tipar të ngjashëm të prindërve që çdo ditë e më shumë i bëhet më i dukshëm.

Sot, Tian feston 6 muajt e parë të jetës. Ai akoma nuk e kupton sa shumë ka ndryshuar në këto muaj, por Tuna dhe Patrisi e kanë shijuar çdo ndryshim të vogëlushit ditë pas dite.

Sot, me rastin e këtij gjysmë viti, Tuna ka ndarë një foto të Tianit në Instagramin e saj të cilin e ka shoqëruar edhe me një mbishkrim.

"Kaloi një gjysmë viti nga jeta jote. Të të shihje të rriteshe dhe të ndryshoje ka qenë eksperienca më e bukur e jetës sime.

Ia ka vlejtur çdo natë pa gjumë. Qofsh gjithmonë djali aventurier, kureshtar e i qeshur që je edhe sot”, shkruan Tuna. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd