Transmetuar më 03-11-2017, 08:13

Pronari i një lokali, në Kent të Anglisë, ka mbetur pa fjalë kur ka parë kamerat e sigurisë.

Allister Collins, vuri re një fenomen të ccuditshëm, që ka të bëjë me lëvizjen e objekteve, pa qenë askush brenda lokalit.

Lëvizja e llambës mendohet të jenë shkaktuar nga era, por lëvizja e derës dhe rënia e jastëkut në dysheme nuk ka mundësi të përshkruhen.

“Mendoj se është shpirti i pronarit të mëhershëm, që është ndarë nga jeta më 1978. Vetëm ai ka mundur të kthehet për të na shqetësuar”, ka thënë Collins.

Në fund të videos që shihet më poshtë, mund të vini re ato që ndodhin. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd