
Një gazetar italian i hedh poshtë pretendimet se në përgjimet e italianëve për dosjen Habilaj, nuk është ish ministri Tahiri por një tjetër Saimir.
Gjatë një lidhje telefonike për ‘News24’, gazetari i ‘Meridioneës’ Dario De Luca që publikoi dosjen e përgjimeve të grupit “Habilaj” i pyetur nëse bëhet fjalë për një Saimir të dytë apo për ish ministrin Saimir Tahiri i cili permendet në përgjime, gazetari italian tha se nga hetimet e deritanishme bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm.
De Luca, i pyetur për besueshmërinë e prokurorisë tha se hetimi zgjat prej shumë kohësh dhe ka shumë prova.
Lidhur me arrestime të tjera, ai tha se duhet arrestuar Florian Habilaj dhe do duhen muaj të tjerë për mbylljen e hetimeve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





