
Ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Braçani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, rrëfen përplasjen me Saimir Tahirin.
Pjesë nga deklarata:
Zheji: Pse ndodhi ajo përplasje?
Breçani: Unë s’kam pasur përplasje, ka pasur ai përplasje me mua dhe ligjin. Ka ndodhur për shkak të një çështje përmbarimi gjyqësor. Për herë të parë kur kam qenë në komisariatin Nr.2 dhe më ka kërkuar dy vite bashkëpunim. Unë kam pasur kontakte me Jeta Seitajn që ka qenë kryetare e njësisë bashkiake nr.5. Erdhi më momenti që u kërkua mbështetja e policisë. Kishte probleme sociale për familje që duhet të dilnin nga banesa.
Zheji: Pra ishte çështje private. Mendova se ishte më politike. Çfarë viti ka ndodhur?
Breçani: Në vitin 2013. Është sjellja arrogante e një personi që donte të kapej me funksionarët.