Transmetuar më 02-11-2017, 18:32

Një përleshje vërtet mes të fortëve mund të quhet ajo e një gjarpri me një krokodil.

Por ashtu siç shihet edhe nga pamjet e kapura nga një turist, pavarësisht madhësisë që mund të ketë krokodili, gjarpri është treguar më i fortë duke arritur që ta gllabërojë atë.

Video është regjistruar nga një turist në Tajlandë, ku tregohet momenti kur gjarpri "fluturues" siç e quajnë vendasit gllabëron një krokodil rreth 60 centimetra të gjatë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në mes të ditës në një fushë golfi. Gjarpri "fluturues" është shumë i përhapur në Azi.

Zakonisht ata ushqehen me minj, zogj, zvarranikë të vegjël, vezë e insekte dhe është shumë e rrallë të shikosh këtë lloj gjarpri të gllabërojë një zvarranik të madh si krokodili. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd