Transmetuar më 02-11-2017, 13:16

Angelina Jolie duket se kur ka kaluar disa kohë nga ndarja e famshme me Brad Pitt ka vendosur të ndryshojë edhe look, e ndërsa më vonë ndoshta edhe jetën.

Aktorja e famshme së fundmi është parë rrugëve me një prerje të re të flokëve, gjatësia e të cilave arrinte deri në shpatulla.

Teksa po promovon projektin e saj të fundit, “First They Killed My Father”, Jolie dhe aktivistja hoqi dorë nga flokët e gjatë karakteristikë ngjyrë gështenje.

Me temperaturat në rënie, një shall i thurur kashmiri do të jetë aksesori perfekt për këtë gjatësi të papritur. Jolie nuk kishte harruar buzët me ngjyrën e kuqe të zjarrtë dhe qerpikët e gjatë.

Prerja e fundit e Jolie me të cilën është shfaqur në Los Angeles është jashtëzakonisht shumë moderne. /b.l/noa.al/