Transmetuar më 02-11-2017, 11:29

Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi është kapur me kokaine.

Gjatë një kontrolli të një lokali, policia i ka gjetur pronarit të këtij biznesi 11 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe një peshore elektrike.

Mësohet se në pranga është vënë pronari i lokalit, Arzen Dehari, 46 vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij “Lloto Sporti” janë konstatuar  11 gramë lëndë narkotike  e dyshuar me atë të llojit Kokainë dhe një peshore elektronike.

Lënda narkotike dhe peshorja elektronike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd