Transmetuar më 02-11-2017, 10:19

Një aksident me vdekje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja tragjike ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit, ku për pasojë një i moshuar humbi jetën.

Viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasi me inicialet, D.B. 72 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, ai është aksidentuar nga një autobus, i cili drejtohej nga 48-vjeçari G.B, banues në Sllatinë të Tetovës.

Sipas informacioneve paraprake që përcjell policia e Durrësit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:20 dhe fatkeqësisht i moshuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për sqarimin e rrethanave. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd