Transmetuar më 02-11-2017, 07:37

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një vajze të re dhe ka plagosur një tjetër.

Ngjarja e rëndë u regjistrua sot, rreth orës 03:15, në aksin rrugor Patos-Fier. Një automjet tip Benz, me targa AA551 OB, ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar përmbys në një kanal.

Përplasja, në Kthesën e Patosit, rezultoi fatale për një vajzë 23-vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur.

Për pasojë, mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, i identifikuar vetëm me inicialet, T.E, 27 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës. Paraprakisht, dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë shkak i aksidentit. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd