Transmetuar më 01-11-2017, 18:38

Një i ri në kryeqytet është shpallur në kërkim nga efektivët e policisë i akuzuar për përdhunim.

Burime nga policia bëjnë me dije se po kërkohet 25 vjeçari me inicialet G.J., banues në Tiranë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të re.

Sipas bluve, 25 vjeçari ditën e djeshme, në banesën e vajzës identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.

Mësohet se ka qenë vetë vajza ajo që është paraqitur në komisariatin Nr.1 në Tiranë dhe ka bërë kallëzimin.

Sipas të dhënave të pakta të policisë lidhur me ngjarjen, vajza ka thënë në denoncimin e saj se G.J., 25 vjeç, ka hyrë në banesën e saj dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të duke përdorur forcën, si dhe ka përfituar nga fakti se ajo ka qenë e vetme në banesë.

Policia ka sqaruar se po punohet për kapjen e të riut. Në ngarkim të të ndaluarit materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura”, ndërsa vijojnë hetimet e mëtejshme. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd