Transmetuar më 01-11-2017, 18:08

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat e partisë në Dibër.

Duke akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor për gjendjen e vështirë ekonomike të qytetarëve shqiptarë, ajo tha se populli duhet të reagojë.

Kryemadhi në takimin e saj të parë me strukturat në Dibër, si kryetare e LSI, u shpreh se “Shteti është kapur nga mafia dhe investitorët e shohin vendin si ‘Kolumbinë e Europës’. Rama e dorëzoi shtetin në dorë të mafias”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se sot kemi një qeveri pa program.

“Po shohim teatër si shkarkohen e emërohen drejtorë, prefektë, si dhe prova gjenerale në televizione që i përgatisin kryeministriT Rama të ardhmen e tij qeverisëse. Emërimi i 12 prefektëve është teatri i radhës i Ramës”, u shpreh Kryemadhi. /b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd