Transmetuar më 01-11-2017, 15:39

Një avokate australiane, një mëngjes si gjithë të tjerët pa llogarinë për të parë shumën e parave që kishte brenda, por u habit kur u përball me shifrën marramendëse.

Banka i kishte kredituar gabimisht shumën prej rreth 16 milionë euro. Pas surprizës, Clare Wainwright nuk përfitoi nga rasti për të tërhequr para, por e denoncoi rastin në filialin e bankës.

Pas komunikimeve të shumta doli që ishte bërë një gabim dhe se në të vërtetë ajo kishte të vetat vetëm 2800 euro.

“Unë jam një avokate, prandaj nuk i shpenzova paratë. Unë i mësoj njerëzit që duhet të respektojnë ligjin dhe e para duhet të jem unë ajo që duhet ta ndjek këtë parim”, tha ajo për mediat.

Ajo shtoi më tej se nuk ishte tunduar të mburrej pasi pa se ishte “bërë” e pasur. Por pavarësisht kontaktit të saj me bankat, shuma e madhe ka mbetur ende në llogarinë e saj bankare.

Nga ana e saj Banka Kombëtare e Australisë njoftohet se i tha ndërmjetësit të saj se do të ishin në kontakt për të zgjidhur problemin brenda tri ditëve. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd