Transmetuar më 01-11-2017, 12:45

Dy ish banorët e “Big Brother”, Xheni dhe Benardi, tashmë konkurrentë në "Dance with me" duket se i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes së tyre.

Të paktën këtë ka konfirmuar vetë Xheni nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku ajo shkruan: “Kaq ishte, ka marrë fund çdo gjë".

Dyshja prej disa javësh ka pasur probleme dhe e pranuan publikisht se ata po kalonin një periudhë reflektimi. Por mesa duket ata nuk kanë mundur t’i lënë pas problemet e tyre.

Gjatë ditës së sotme ata madje kanë ndaluar së ndjekuri njeri-tjetrin në Instagram, por nuk dihet ende nëse do të vijojnë të jenë partnerë apo jo në "Dance with me".

Megjithatë kur kanë kaluar vetëm disa minuta nga postimi, Xheni e ka fshirë atë duke i lënë të gjithë në pikëpyetje. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd