Transmetuar më 01-11-2017, 12:07

Deputeti demokrat Flamur Noka ka lëshuar deklarata të forta nga Himara atje ku prej disa ditësh po zhvillohen protesta nga banorët  zonës të cilëve po iu prishen banesat në kuadër të rivitalizimit urban të qytetit.

Teksa i bëri thirrje që të ndahen shembjet, theksoi se revolta popullore do ta marrë përpara qeverinë. Mes të tjerash ai denoncoi faktin se nga ky projekt prishen objekte 100 vjeçare, ndërsa shtëpitë e zyrtarëve të Partisë Socialiste jo.

“Në Himarë para se të zbarkonin forcat policie dhe inspektoriati i ndërtimit kanë zbarkuar me dhjetëra sekserë që i bëjnë pazare të gjithë atyre të cilët u është parashikuar tu prishet ndërtesa. Sekserët qeveritarë kanë zbarkuar para se të vijë qeveria. Banorëve të Himarës po ju dhunohet pasuria. Prishen objekte 100 vjeçare, por jo të zyrtarëve të PS”, u shpreh Noka.

Një tjetër teori e demokratëve është se aksioni në Himarë bëhet pikërisht në këtë moment për të fshehur skandalin e ministrit Tahiri.

“Himara, alibi për të fshehur skandalin Tahiri. Prishja e objekteve bëhet për pazaret e Ramës Ne jemi në anën e ligjit dhe qytetarëve, jo në anën e bandave të saj”, tha Noka./b.l/noa.al/