Transmetuar më 31-10-2017, 15:20

Aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mesditën e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:28, në Laknas, në rrugën "Nënë Tereza", ku mjeti me targa AA727OE me drejtues 23 vjeçarin I. D., është përplasur me mjetin tip motorr.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip motorr, shtetasi Xh. H., rreth 67 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit me targë AA727OE, shtetasi I. D., ndodhet në vendngjarje dhe pritet të dërgohet në ambientet e komisariatit për t’u marrë në pyetje.
Policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /b.l/noa.al/