Transmetuar më 31-10-2017, 12:10

Moderatorja simpatike Floriana Garo është në pritje të fëmijës së saj të parë. E ftuar sot në emisonin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel, Floriana ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës duke u shprehur se shumë shpejt do të bëhet mama e një vajze.

Si të gjithë, edhe Enisi, i fejuari i saj, dëshironte që fëmija i parë të ishte djalë për shumë arsye: të luanin bashkë, të shihnin futboll, të trashëgonte mbiemrin, por shumë e lumtur ajo tregon se u plotësua dëshira e saj.

“Është vajzë. Enisi ka dashur djalë, çështjen e mbiemrit, mbase sepse duan dikë që ta bëjnë si veten, por dhe ne femrat duam të njëjtën gjë”, u shpreh ajo.

Madje ish- moderatorja e “Jo vetëm modë” ka zbuluar edhe disa detaje të tjera mjaft interesante për jetën e saj personale.

“Së shpejti do të kryejmë ceremoninë e fejesës, për të kaluar më pas në celebrimin në martesë”, ka thënë ajo. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd