Transmetuar më 31-10-2017, 10:23

Seanca gjyqësore, në ngarkim të Emiljano Shullazit, ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme, por ka dështuar.
Shkak këtë herë është bërë mungesa e një gjyqtari, i cili mësohet se nuk ka qenë i pranishëm për shkak të një problemi familjar.
Ndërkohë edhe javën e kaluar seanca shty pasi pungonin dy prokurorë të çështjes, Elisabeta Imeraj dhe Enid Nakuci, që i kishin paraqitur një shkresë gjykatës ku e kishin justifikuar mungesën për arsye objektive.
Seanca e radhës do të zhvillohet javën e ardhshme kur pritet të pyeten 4 dëshmitarë të akuzës. /k.k/noa.al/