

Përplasje fizike janë regjistruar sot në Himarë, mes banorëve dhe forcave të policisë.
Situata në qytetin jugor është e rëndë për shkak se, ashtu siç ishte paralajmëruar, ka filluar aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Që në orët e para të mëngjesit është vënë re një prani e theksuar e policisë, dhe forcave të tjera speciale, për t’i paraprirë incidenteve të mundshme.
Në total, janë 24 objekte që janë parashikuar për tu shembur.
Shembja e disa ndërtimeve në Himarë bëhet për t’i hapur rrugë projektit të qeverisë në kuadër të rivitalizimit te planifikimit urban të qendrës së qytetit.
Vazhdimisht banorët e kanë kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave, duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njerut.
Në fakt, një situatë e tillë ka sjellë më herët edhe reagime të shumta të Greqisë. Ky shtet pretendon se prishja po bëhet selektive, dhe nga ky operacion po preken familjet e komunitetit grek. /k.k/noa.al/