Transmetuar më 30-10-2017, 20:09

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një gruaje shqiptare ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali.

Mësohet se nga ky aksident ka humbur jetën nëna e tre fëmijëve e identifikuar nga mediat italiane me emrin Elvira Hoxhaj.

Dyshohet se shqiptarja është përplasur nga një automjet tip Ford Focus, që drejtohej nga Eugenio Vava 43 vjeç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë pa jetë nënën e tre fëmijëve.

Italiani 43-vjeçar, u ndalua 4 orë pas aksidentit, ndërsa mësohet se ai po drejtonte automjetin nën efektin e e alkoolit në nivel mbi normën e lejuar.

Elvira Hoxha jetonte me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj, një djalë 10-vjeçar, një vajzë e moshës 11 vjeç dhe tjetra 16.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e ndodhur, ndërsa italiani i arrestuar akuzohet për “vrasje në rrugë”./a.k/noa.al/