Transmetuar më 30-10-2017, 14:26

Katër armë kallashnikov janë gjetur ditën e sotme nga një punëtor ndërtimi në Parkun Rinia në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë momentit kur punëtori i firmës së ndërtimit ishte duke kryer punimet tek parku “Rinia”.

Punëtori ka konstatuar të groposura, të futura në thasë katër armë zjarri të tipit "Kallashnikov".

Grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje ku bëri sekuestrimin e armëve të zjarrit konkretisht; 4 armë zjarri automatik model 56 kalibër 7.62 mm dhe 4 krehra me hark metalik të armëve të zjarrit model 56.

Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd