Transmetuar më 30-10-2017, 12:29

Skandalet seksuale në Hollywood kohët e fundit kanë qenë të shumta. Në vorbullën e akuzave publike është përfshirë edhe aktori i njohur Kevin Spacey, i cili është akuzuar se vite më parë ka ngacmuar seksualisht një koleg të tij të mitur.

Ylli i Hollivudit dhe i “House of Cards”, Kevin Spacey, ka pranuar se është homoseksual me një postim në “Twitter”.

Njoftimi erdhi pasi Anthony Rapp, aktori protagonist i serialit televiziv “Star Trek Discovery”, e ka akuzuar se e ka ngacmuar seksualisht në vitin 1986. Asokohe, Rapp ishte 14 vjeç dhe Spacey 26.

Aktori, fitues i çmimit “Oscar”, ka kërkuar publikisht falje për sjelljen e tij të pakëndshme.

Producenti i famshëm, i cili ka qenë vetëm 26 vjeç në atë periudhë, është shprehur se nuk e mban mend takimin, por "nëse kam bërë diçka të tillë atëherë i kërkoj me të vërtetë shumë ndjesë".

Spacey, tani 58-vjeç, zbuloi se ishte homoseksual pas disa vitesh refuzimi për të konfirmuar thashethemet rreth seksualitetit të tij.

“Unë kam dashuruar dhe përjetuar shumë histori dashurie me vajza dhe djem, por tani kam vendosur të jetoj si homoseksual”, përfundon ai. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd