Transmetuar më 29-10-2017, 13:59

Identifikohet trupi i pajetë që u gjet sot në një kanal, në Lushnjë.
Mësohet se bëhet fjalë për Albert Bullgatin, 55 vjeç, i cili u konstatua i pajetë nga banorët e zonës.
Këta të fundit lajmëruan menjëherë policinë për atë se ccfarë kishin parë.
Trupi i tij u gjet në aksin rrugor Lushnjë-Fier, në një kanal.
Dyshimet e para bënin me dije se kemi të bëjmë me një vrasje, por më pas, policia tha se 55-vjeçari ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet gjatë natës.
Vijon puna për identifikimin e autorëve. /k.k/noa.al/