Transmetuar më 29-10-2017, 10:38

Në një përpjekje politike, por të pabazuar profesionalisht, Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me profesion jurist dhe i laureuar jashtë vendit, “shiti” sot një masë sigurie si dënim penal të formës së prerë për një person që ka akuzuar qeverinë dhe strukturat e saj si të përfshira në trafik droge.

Taulant Balla publikoi dokumentin që shihet më poshtë, duke theksuar se ky është vendim për dënimin e Dritan Zaganit. Ai donte që me këtë dokument të përgënjeshtronte kryetarin e PD, Lulzim Basha, i cili një ditë më parë pohoi se përkundër deklarimeve të kryetarit socialist, Edi Rama, Zagani nuk ishte dënuar në Shqipëri.

“Lulzim Basha dje u tha shqiptarëve se Dritan Zagani nuk është dënuar! Madje sipas kryetarit të Frontit të Çorbës së Vjetër, prokuroria u dashka të hetojë policinë pse ka vepruar ndaj tij. Por ja që edhe këtë herë Lulezim Basha bëri atë që di të bëjë më mirë:

Gënjeu!

Për Dritan Zaganin, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën arrest me burg, bazuar mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që në hetimin e saj ka konstatuar krimin e dekonspirimit (për llogari të një grupi trafikantësh) të një operacioni antitrafik të Policisë së Shtetit”, – thotë z.Balla në komentin që i bën dokumentit, i cili jep masën e sigurisë të arrestit në burg deri në përfundim të hetimeve për të dyshuarin për dekonspirim, Drita Zagani.

Pas vendosjes së kësaj mase sigurie, Dritan Zagani është zhdukur për t’i ikur drejtësisë dhe është shfaqur më pas nga jashtë vendit, si heroi mediatik i Partisë Demokratike, – e cilëson Balla, z.Zagani, i cili prej kohësh ka denoncuar strukturat e qeverisë aktuale dhe asaj 2013-2017 si e zhytur në trafikun e drogës në vend dhe jashtë tij.

Deklarimet e sotme të z.Balla erdhën pasi më herët z.Basha deklaroi se “Dritan Zagani nuk ka qenë kurrë i dënuar nga krimet e rënda”, duke pohuar se “Edi Rama dje gënjeu drejtpërdrejt para miliona shqiptarëve”.

Gafën e Ballës e kanë kuptuar lehtësisht edhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ja disa nga reagimet e tyre:

-Masa e sigurisë nuk është dënim mo shoku Taulant, jeni dhe jurist i shkolluar jashtë.

-Eshte mase sigurie o Taulant jo denim.

-Ky dokument qe ka nxjerrë Taulanti është masa e sigurisë jo dënimi nga gjykata. Jeni shumë gjynah që gënjeheni kaq hapur.

-Lexoje dokumentin. Rama tha – është dënuar nga gjykata. Kjo është masë sigurie

-O ti i zgjuari i rilindjes masa e arrestit nuk është dënim po thjesht një masë që mund ta merrte gjykata dhe per Sajmir Tahiri po ta lejonit ju, dhe gjeja me e rëndësishme nuk është çfarë përfaqëson Zagani por ato qe tha para sa vitesh dhe ju nuk reaguat, ju jeni te afte di dini te gjitha krimet qe bëjnë te tjerët po s’dini çfarë bëjnë kushërinjtë, familjaret tuaj edhe pse ju kanë denencuar me vite.

-Është mase sigurie qe kërkon prokuroria për te hetuar. Sa lehtë gënjeheni mo vëlla.

No automatic alt text available.No automatic alt text available.Image may contain: 1 person, suit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd