Transmetuar më 28-10-2017, 13:44

Lirohet nga Gjykata e Durrësit, sh-shefi i Krimeve në Policisë së Durrësit, Krenar Behari, arrestuar dje për shpërdorim detyre.

Behari u arrestua pas urdhrit të dhënë nga prokurori Arjan Ndoji, pasi akuzohet se ka qenë i anshëm në një konflikt mes dy vëllezërve në Durrës ku ka arrestuar padrejtësisht njërin prej tyre dhe ka lënë të lirë tjetrin.

Duke e cilësuar arbitrar veprimin e Beharit, Prokurori Ndoja kërkoi arrestimin e tij duke e akuzuar për shpërdorim detyre.

Por gjykata pasi verifikoi kushtet e masës së arrestit dhe dëgjoi palët, vendosi si masë sigurie “detyrim paraqitje pranë policisë gjyqësore”, ndërsa hetimet vazhdojnë ende. /b.l/noa.al/