Transmetuar më 28-10-2017, 10:34

Mbeti një tragjedi pa fajtor vdekja e Astrid, vogëlushes 3-vjeçare nga San Martino të Italisë.

Kështu vendosi gjyqtari Rodolfo Piccin i cili shpalli të pafajshëm ndaj akuzës për vrasje, xhaxhain e saj Loris, pronar i qenit që e sulmoi.

Gjithashtu e pafajshme u shpall edhe Maria, nëna e të voglës e cila ndodhej prezente në momentin e tragjedisë, por nuk arriti ta mbronte vajzën nga agresioni.

Gjithçka ndodhi në pak çaste në oborrin e shtëpisë, në 25 maj të vitit 2015. Qeni i rracës pastor gjerman sulmoi papritur fëmijën.

E vogla ndërroi jetë me të mbërritur në spital, për shkak të plagëve që kishte marrë nga sulmi i qenit. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd