
Dyshime të forta për praninë e një objekti të paidentifikuar (UFO) janë hedhur orët e fundit pasi u pa një shtëllungë gjigante e rrumbullakët që ndriçonte qiellin për disa minuta në Siberinë Veriore.
Objekti i panjohur i tronditi banorët e zonës.
Autoritetet ruse thanë zyrtarisht se nuk kanë informacion të ishte një UFO, duke sugjeruar se mund të bëhet fjalë për një shfaqje dritash qiellore e njohur edhe si aurora e veriut.
Disa ekspertë të shkencës së studimit të UFO-ve sugjerojnë se mund të bëhet fjalë për një objekt të tillë.
Të tjerë hedhin dyshime të forta se objekti mund të ishte gjurmë e një rakete testuese e ushtrisë ruse.
Një rast i ngjashëm ishte evidentuar edhe në dhjetorin e vitit 2009 në Norvegji.
Pamjet e mëposhtme foto dhe video japin më shumë qartësi mbi atë që u pa në Siberi, ndër vendet më të ftohta dhe më pak të banuara të botës. /noa.al/