





Prej dy javësh tashmë Xheni dhe Benardi po përfliten shumë për ndarjen e tyre, lajm të cilin çifti e konfirmoi në "Dance with me", por pa zbuluar shkakun e kësaj krize.
Megjithatë duket se kjo ndarje nuk ka zgjatur shumë, pasi çifti i Big Briother janë pajtuar dhe këtë e ka zbuluar Xheni e cila nëpërmjet një postimi në Instastory shkruan se ata ndaheshin një herë në javë.
"Ndaheshim të paktën një herë në javë, pastaj nuk e dinim si arrinim të bënim paqe përsëri", shkruan Xheni teksa ka vendosur edhe një emoji zemër.
Ta marrim si një pajtim të çiftit këtë mesazh të Xhenit, apo është thjesht një postim i radhës i saj.
Ndërkohë gjatë spektaklit të “DWM” çifti sqaroi publikun me kto përgjigje: “Këtë javë ndodhën shumë gjëra, shumë keqkuptime, nuk ekziston çifti perfekt, por çdo gjë mund të rregullohet nëse është dëshira e mirë…” tha Xheni.
“Koha ka pasur lëkundje, nuk ka qenë edhe aq e mirë, por dhe do ketë buzëqeshje, gëzim, harmoni” – tha pas saj edhe Benardi.
“Si çdo lidhje, ka zënka, ka keqkuptime. Unë dhe Benardi po kalojmë një periudhë reflektimi” – tha Xheni edhe pas kërcimit. Po Benardi tha se me kalimin e ditëve, gjërat do të ndryshojnë. /b.l/noa.al/