Transmetuar më 27-10-2017, 13:13

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot përurimin e shtatores së udhëheqësit të Lëvizjes Studentore Shqiptare të Dhjetorit 1991, Heroit të Demokracisë dhe ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Azem Hajdari në Tropojë.

Mesazhi i Presidentit Meta iu përcoll të pranishmëve të shumtë në ceremoninë e përurimit të shtatores, që u zhvillua në qendrën e qytetit të Bajram Currit, nga Këshilltari Ushtarak, Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj.

Në mesazhin e tij Meta thekson se vendosja e monumentit të Azem Hajdarit në vendlindjen e tij është një gjest fisnik mirënjohje, jo vetëm për kontributin e tij, por edhe për vlerat shoqërore e kombëtare që kjo vatër ka mbartur në shekuj.

Meta shprehet se portreti i Azemit do mbetet përgjithmonë tribuni i dashur për të gjithë shqiptarët pavarësisht bindjeve politike. /b.l./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd