
Pasi ekzekutoi kushërinjtë, autori i krimit në Gjirokaster ka pasur ngarkesë të fortë psikologjike, i cili ndikuar edhe nga britmat e familjarëve të tij, tentoi të vrasë veten.
“Çfarë bëre kështu?! Çfarë ishte kjo që u bëre atyre?!”, është dëgjuar të ulërasë bashkëshortja e tij. Edhe i biri 45-vjeçar, Roland Kosta, është dëgjuar ta qortojë jashtë në oborr të atin me tone mjaft të larta.
“Po çfarë bëre kështu more baba, për një mur i vrave?! Çfarë ke bërë kështu?”, shkruan “Panorama”.
Qortimet e familjarëve janë shoqëruar me kujën e tyre për ngjarjen e rëndë, çka ka shtuar dozat e ngarkesës te 70-vjeçari.
Duke parë reagimin e familjarëve të tij, 70-vjeçari Kosta ka hequr siguresën e automatikut dhe tytën e drejtoi nga vetja e tij në drejtim të nofullës.
Në atë çast ka ndërhyrë i biri, por qitja ka qenë më e shpejtë se reagimi i tij dhe kësisoj plumbi ka depërtuar nga pjesa e poshtme e mjekrës, duke tejshpuar nofullën e poshtme dhe doli në pjesën e majtë rreth 3 cm mbi syrin.
Ndërkohë, burrë e grua, që u vranë nga kushëriri janë përcjellë sot për në banesën e fundit.