Transmetuar më 25-10-2017, 13:41
Organizata terroriste ISIS kërcënon kampionatin botëror të futbollit që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.
Nëpërmjet organeve të tij të propagandës, Wafa’ Media Foundation, ekstremistët islamikë kërcënojnë frikshëm.
Ata kanë shpërndarë një fotografi të Lionel Messit, kampionit të Barcelonës, i cili qan me lotë gjaku, pas hekurave.
Është kjo ajo që raporton ‘Site’, portali që monitoron aktivitetin e xhihadistëve në rrjetet sociale.
Pamjet po bëjnë xhiron e botës, duke u konsideruar si një rrezik serioz, për kampionatin më të madh të futbollit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd