Transmetuar më 25-10-2017, 09:57
Një minator ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Bulqizës.
33-vjeçari, i identifikuar si Liman Keta mësohet se është zënë nga masivi i shkëmbinjve brenda galerisë D.
Ai ka qenë duke punuar kur ka pasur një shkëputje të gurëve brenda galerisë çka i ka shkaktuar edhe vdekjen.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd